UEFA jep dënimin për Arapin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Mbrojtësi i Skënderbeut Renato Arapi do të mungojë për tre javë. Ka qenë ky vendimi i marrë të enjten nga Komisioni i Disiplinës së UEFA-s në lidhje me kartonin e kuq të marrë nga Arapi në takimin Crusaders – Skënderbeu, zhvilluar në Irlandën e Veriut. Ky dënim përbën një problem të madh për ekipin e Mirel Josës pavarësisht rezultatit pozitiv të arritur në ndeshjen e fundit në Moldavi, fituar 0-2 nga tanët kundër Milsami Orhei. Nuk përjashtohet mundësia që korçarët të shikojnë mundësinë e ndonjë afrimi të orëve të fundit për të përforcuar pikërisht repartin e mbrojtjes që duket se është e vetmja pikë e dobët e kampionëve të Shqipërisë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.