UEFA, jo vetëm kombëtares u jep mijra euro edhe disa klubeve

0
SHPËRNDAJE

A logo is pictured on UEFA headquarters in Nyon, Switzerland, April 15, 2016. REUTERS/Denis Balibouse – RTX2A4A6

UEFA ka shpërndarë bonusin prej 333 mijë euro për klubet shqiptare. Këto para janë pjesë e fondit të solidaritetit me vlerë 150 milionë euro që Konfederata Europiane i ka shpërndarë klubeve të 54 vendeve pjesëmarrëse në kualifikueset e Kampionatit Europian “Francë 2016” dhe në fazën finale të turneut.

Nga skuadrat shqiptar ajo që përfiton më tepër është Partizani. Klubi i kuq merr plot 129 mijë euro nga grumbullimi i Alban Hoxhës me Kombëtaren e Shqipërisë në “Euro 2016”. Ndërkohë, në vendin e dytë renditen kampionët e Skënderbeut që përfituan 120 mijë euro.

Në listën e përfitimeve nga UEFA ishin edhe skuadrat e Tiranës dhe Flamurtarit. Bardheblutë përfitojnë 46 mijë euro, për shkak të grumbullimeve të ish-kapitenit Ervin Bulku, ish-mbrojtësit Debatik Curri, ish-portierit Stivi Frashëri dhe kapitenit aktual Erando Karabeci.

Ndërkohë, Flamurtari përfiton 38 mijë euro nga grumbullimi i ish – sulmuesit të saj, Nikoloz Gelashvili me Kombëtaren e Gjeorgjisë në eliminatoret e Europianit “Francë 2016”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.