UEFA ka gati një plan të ri pas dështimit të “Fair Play-t Financiar”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Shpenzimet e çmendura të kësaj vere kanë vënë në lëvizje UEFA-n që të gjejë një zgjidhje të re për të frenuar klubet që të shpenzojnë shuma të tilla.

“Fair play financiar” është një mekanizëm i ngritur nga ky institucion pikërisht për të ndalur çmendurinë e merkatos por mesa duket ky mekanizëm nuk është se ka funksionuar deri më tani.

Sistemi aktual kërkon balanca të mëdha mes arkëtimeve dhe shpenzimeve. Llogaritë bëhen në fund të çdo 3-vjeçari dhe cikli aktual që mbyllet në vitin 2018 lejon deri në 30 milionë euro humbje.

Klubet që nuk respektojnë limitin e shpenzimeve mund të skualifikohen nga UEFA por i nënshtrohet edhe masave të tjera si gjoba dhe kufizime në merkato deri në momentin që bilanci financiar do të rikthehet në normalitet.

Një ide e re ka filluar që të marrë jetën në institucionin më të rëndësishëm të futbollit evropian.

Shembulli- Nëse një klub blen Messin për 100 milionë, atëherë duhet të paguajë 10 deri në 100 % të vlerës për sistemin. I njëjti diskutim është edhe për pagën. Shumat që do të grumbullohen, do t’u shpërndahen klubeve në nevojë në liga të ndryshme europiane por kjo formulë nuk është përcaktuar ende.

“Tavani i pagës” është një tjetër pikë e rëndësishme e projektit të ri që nuk do të lejojë që një klub të kalojë tavanin e shpenzimeve për pagat e lojtarëve.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.