UEFA procedim disiplinor për tifozët kroatë

0
SHPËRNDAJE

Federata Kroate rrezikon gjobë për sjelljen e tifozëve. Për shkak të incidenteve ndeshja Çeki-Kroaci u ndërpre disa minuta.

Mediat britanike raportojnë se hedhja e fishekzjarrëve nga tifozët ka ardhur si formë proteste kundër Federatës së Futbollit të Kroacisë.

imageKëto sulme kanë ndodhur si protestë kundër Federatës dhe veçanërisht kundër Zdravko Mamic, ish-drejtor ekzekutiv i Dinamo Zagrebit.

Fansat kroatë kanë një betejë të gjatë me Mamic, i cili u arrestua gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar pasi ishte përfshirë një parregullsi në transferime të lojtarëve te Dinamo.

Mamic është akuzuar për përvetësimin e 118 milionë kunave (14 milionë eurove) nga Dinamo që prej vitit 2008, ndersa ai dhe vëllai i tij u arrestuan korrikun e kaluar kur u akuzuan për shmangie të taksave lidhur me transferimin e Luka Modriqit nga Dinamo te Tottenhami në vitin 2008 dhe në transferimin e Dejan Lovrenit te Lyoni në vitin 2010.

Fansat kishin protestuar në ligë dhe në kualifikimet e Euro 2016, para se të ndodhte sulmi i sotëm.

(BalkanWeb)

S'KA KOMENTE

Comments are closed.