UEFA refuzon Kosovën (jo pa të drejtë)

0
SHPËRNDAJE

UEFA hedh “vickla” me Kosovën por këtë radhë jo pa të drejtë pasi kërkesa e Kosovës drejtuar asaj ishte e përpiluar me shumë gabime, disa prej tyre deri trashanike, sidomos në emërtimin e shteteve që e kanë njohur deri më tani.

Gabimet variojnë nga ato drejtshkrimore deri në përkthim, ndonëse në thelb dokumentacioni ka qënë i rregullt. Gjithsesi, këto gabime janë të pafalshme për Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) pasi detajeve nuk mund të mos u jepet rëndësia që u takon, sidomos kur po i kërkohet UEFA-s njohja zyrtare e cila mund ta bëjë pjesëmarrëse në eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.