UEFA shkurton numrin e parkingjeve në “Loro Boriçi”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

14608728_1516695665014426_330287064067355230_o

Stadiumi “Loro Boriçi” do të quhet i përfunduar plotësisht atëherë kur do të plotësohet numri i vendeve të parkimit që kërkohet me ngulm nga UEFA. Ky impiant sportiv renditet në Kategorinë e 4 të stadiumeve dhe detyrimisht duhet që të ketë një minimum prej 150 vendesh parkimi për personat VIP në një zonë të sigurtë.

Por mungesa e hapësires dhe sigurisë ka bërë që organi më i lartë i futbollit europian dhe Policia e Shtetit të mos japin garanci duke mos lejuar një numër të tillë parkingjesh. Anëtari i Komitetit Ekzekutiv pranë FSHF Arben Dervishaj, thotë se Federata është në pritje të vendimeve nga ana e Qeverisë Shqiptare dhe Bashkisë Shkodër.

Mungesa e parkingjeve në sektorin VIP ka rënë në sy gjatë zhvillimit të ndeshjeve ndërkombëtare e sidomos atë me Spanjën. Kjo çështje ka sjellë përplasje të vazhdueshme mes kryeministrit Rama dhe kryebashkiakes Ademi por kur kanë kaluar disa muaj nga inagurimi akoma nuk ka asnjë zgjidhje konkrete.

Më poshtë, është edhe faksimile e deklaratës së UEFA që minuta90.com ka siguruar në lidhje me shkurtimin e parkingjeve në “Loro Boriçi”. /minuta90.com/

sequence-01-still772

S'KA KOMENTE

Comments are closed.