UEFA shpall lojtarin më të mirë të Europës

0
SHPËRNDAJE

3794A4FB00000578-3758562-image-a-9_1472143267089
Kandidatet, Bale, Ronaldo dhe Griezman

Cristiano Ronaldo shpallet lojtari më i mirë në Europë për sezonin 2015-2016. Sulmuesi i Realit të Madridit la pas në garën për këtë trofe individual shokun e tij të skuadrës te Los Blancos Gareth Bale dhe sulmuesin e Atleticos së Madridit Antoine Griezmann.

55 gazetarët sportivë që përfaqësojnë secili një anëtar të UEFA-s vendosën që ky cmim të shkojë për lojtarin që ka fituar trofetë kryesorë gjatë sezonit të kaluar, Champions Leaguen dhe Kampionatin Europian Francë 2016. Kjo është hera e dytë që Cristianio Ronaldo bën të tijin këtë trofe individual. 31-vjecari e pranoi se 2015-2016-ta ka qenë sezoni i tij më i mirë, për faktin se mundi të shpallej kampion europe me Portugalinë.

“Sigurisht që ka qenë sezoni im më i mirë. Ka qenë një vit i vecantë për Portugalinë dhe sërish për Realin e Madridit. Falenderimet e mia shkojnë vecanërisht për shokët e mi të skuadrës. Jam shumë i lumtur. Duhet t’u njohim meritat Griezmannit dhe Bale-t. Më vjen keq që ka humbur dy finale në Champions League dhe në Europian, por mund të them se ka bërë një punë fantastike.”

Cristiano Ronaldo gjatë sezonit të kaluar ka mundur të shënojë 57 gola në 61 ndeshje, 16 prej të cilëve në Champions.

Ndërkohë cmimin e lojtares më të mirë në Europë për sezonin 2015-2016 e fitoi suedezjaAda Hegerberg e Lyonit.

Edhe pse nuk ishte ndër finalistët e cmimit Lionel Messi falë votava te fansave, duhet të kënaqet me golin më të bukur të sezonit,  të shënuar pikërisht ndaj Romës në Champions League./Supersport

S'KA KOMENTE

Comments are closed.