UEFA / Tirana dhe Vllaznia humbin “Europën”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja / Të gjitha klubet shqiptare kanë paraqitur pranë Federatës Shqiptare të Futbollit dokumentacionin për t’u licencuar për sezonin e ardhshëm, sikurse edhe për t’u licencuar nga UEFA, me këtë të fundit që ka kthyer përgjigje negative për dy klube.

Pikërisht Tirana dhe Vllaznia janë skuadrat që nuk plotësojnë kriterin financiar, pasi ka ende borxhe të pashlyera, çka sjell edhe pamundësinë e tyre për t’u licencuar dhe garuar në sezonin e ardhshëm në kompeticionet evropiane.

Rreth 37 mijë euro është borxhi i shkodranëve sikurse shkruan “Panorama Sport”, borxh ky ndaj ish-lojtarëve apo edhe të tretëve. Për të dyja klubet është një goditje e madhe, pasi gara për të deri në fund të sezonit mund të bëhet vetëm për mbijetesën, pasi fitimi i Kupës apo renditja e vendin e katërt, nuk ua mundëson pjesëmarrjen në ndeshjet kualifikuese për Ligën e Europës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.