UEFA vendos dënimin për Kukësin

0
SHPËRNDAJE

635738904138788185
Momente nga ndeshja Kukësi – Legia 0-3 (aforfe)

Ashtu siç pritej Kukësi ka humbur aforfe ndeshjen e parë të raundit të tretë eliminator të Europa League ndaj Legia Varshavë 0-3, e ndërprerë për shkak të goditjes në kokë me sende të forta të një lojtari kundërshtar. Takimi është ndërprerë për të mos nisur më për arsye të mosgarantimit të sigurisë në stadium nga ekipi pritës i Kukësit. Gjithashtu ekipi shqiptar është dënuar me 70,000 euro gjobë si dhe me dy takime pa tifozë. Kështu sipas këtij vendimi, Kukësi nuk përjashtohet dhe do të luajë takimin e kthimit në kryeqyetin polak ditën e enjte në ora 21:00.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.