Uefa zyrtarizon stadiumet e finaleve të Kupave të Europës, ndryshime koeficentësh dhe të ardhurash

0
SHPËRNDAJE

stade-des-lumieres-lyon-91508
“Stade des lumieres”, Lyon

Finalja e Ligës së Kampionëve 2018 do të luhet në Kiev ndërsa e Ligës së Europës në Lion, pikërisht aty ku Shqipëria arriti fitoren ndaj Rumanisë në Europian. Ndryshime do të ketë edhe në koeficentët e klubeve të cilat sipas përllogaritjeve do të bëjnë që Italia të fusë në Ligën e Kampionëve katër skuadra.

Edhe të ardhurat e pjesëmarrësve në kupat e Europës do të rriten ndjeshëm, ndryshim prej të cilit do të përfitojnë edhe klubet shqiptare. Ndërkohë u vendos që fituesi i Ligës së Europës të hyje direkt në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve ndërsa deri tani rregulli e fuste thjesht në eliminatore.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.