Uellsi i sheh të gjithë nga lart

0
SHPËRNDAJE

uellsUellsi bën ‘zap’ Rusinë duke e mundur me rezultatin e pastër 3 – 0, ndërkohë që mes Anglisë dhe Sllovakisë mbyllet gjithçka në barazim pa gola.

Në këtë mënyrë Uellsi renditet i pari në grupin B me 7 pikë, ndërkohë që fitorja me Rusinë u arrit lehtësisht, me Ramsejn që shënoi që në minutën e 11-të dhe Tajlor që dyfishoi rezultatin në të 20-tën

Pjesa e parë nuk sjell gola të tjerë, ndërsa në të dytën Bejl vulos fitoren me golin e shënuar në minutën e 67-të.

Rusia largohet nga Europiani me vetëm një pikë, ndërkohë që Anglia kalon më tej duke u renditur e dyta me 5 pikë, ndërsa edhe Sllovakia me shumë mundësi e ka prerë ‘biletën’ me 4 pikët e grumbulluara që e renditin në vendin e tretë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.