Ujkani bën “paqe” me Bashën, “shkatërrohet” Pescara e Memushajt

0
SHPËRNDAJE

Sajmir Ujkani
Sajmir Ujkani

Legjionarët/ Ka përfunduar në barazim 1-1 derbi i shqiptarëve në Serie B midis Saimir Ujkanit dhe Migjen Bashës. Skuadrat ku ata bëjnë pjesë, Latina dhe Como ndan nga një pikë mes tyre, gjë e cila favorizon disi skuadrën e Comos e cila vazhdon të mbetet në fund të renditjes. Ndërkohë Latina e Ujkanit humbet një mundësi të artë për t’u shkëputur nga fundi i renditjes dhe vazhdon të jetë një skuadër që rrezikon shumë për të rën nga kategoria.

Migjen Basha
Migjen Basha

Ndërkohë vlen për t’u përmendur fakti se të dy lojtarët shqiptarë, Ujkani dhe Basha luajtën titullarë duke qenë për 90 minuta në fushën e lojës.

Ledian Memushaj
Ledian Memushaj

Ndërkohë Pescara e Ledian Memushajt  u shkatarrua në transfertë kundër Pro Vercellit teksa u mposht me rezultatin 5-2. Një ndeshje për t’u harruar kjo nga ana e skuadrës ku kapiten është pikërisht vlonjati i Kombëtares kuqezi. Pescara u ndodh shpejt në disavantazh teksa nuk bëri asgjë të bukur në këtë ndeshje. Memushaj u rikthye titullar pas dy javësh mungesë teksa dha asist tek goli i dytë i shënuar nga Pescara, i cili vlejti vetëm për statistikë. Mesfushori i Kombëtares shqiptare luajti për 90 minuta në këtë përballje.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.