Ujkani-Frosinone nuk bëhet, portieri qëndron te Genoa

0
SHPËRNDAJE

Dukej gjithçka e bërë, aq sa mungonte vetëm zyrtarizimi i operacionit. Por si përfundim është “hedhur në erë” transferimi i Samir Ujkanit te Frosinone. Portieri kosovar duhet të kalonte nga Genoa te skuadra e ngjitur këtë vit në Serinë A. Megjithatë duket se gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç pritej dhe transferimi nuk është realizuar. Frosinone ka bërë një tjetër zgjedhje, duke marrë portierin Lys Gomis nga Torino

ujkUjkani do të jetë i detyruar të qëndrojë te Genoa, aty ku erdhi këtë verë e ku do të luajë shanset e “dorezave” të titullarit, me Perin dhe Lanana, me këtë të fundit që ka luajtur gjatë dy ndeshjeve të para të Serisë A.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.