Ujkani: Me De Biasin e kam personale

0
SHPËRNDAJE

ujkani4Portieri nga Vushtrria ka qenë i pari anëtar i Kombëtares së Shqipërisë që veshi fanellën e Kosovës por në dallim me të tjerët që e pasuan, ka qëndruar disi i heshtur dhe është mjaftuar me pak fjalë duke thënë që ka qenë dëshirë e tij e hershme për të mbrojtur fanellën e krahinës (vendit) ku ka lindur.

Por në një intervistë të këtyre ditëve, Samir Ujkani thotë se e ka patur dhe e ka personale me De Biasin pasi ky i fundit u mundua ta pengonte kalimin te verdhekaltrit.

Ishte presidenti i Federatës që bëri gjithçka që ishte e mundur që të realizohej dhe e falënderoj. Mendoj se De Biazi ishte i frikësuar sidomos se mos të tjerët do të ndiqnin hapat e mi”, ishin fjalët e Ujkanit per mediat franceze.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.