Ujkani: Turqia ka superlojtarë, ndeshje e mirë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

samir-ujkaniPas ndeshjes me Turqinë, kapiteni dhe portieri i Kosovës, Samir Ujkani, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Florim Canolli, u shpreh se Turqia në ekip ka superlojtarë dhe theksoi se ishte një ndeshje e mirë.

“Turqia ka supertalente dhe kishte goditje standarte shumë të mira. Ndeshja ka qenë shumë e mirë për tifozët pasi të dyja skuadrat kemi luajtur mirë. Na duhet edhe pak eksperiencë. Jemi grup i ri dhe por kemi qenë më kompakt se në ndeshjet e kaluara. Sot kemi qenë më të organizuar dhe kemi luftuar për njëri-tjetrin dhe besoj se jemi në rrugën e duhur. Unë gjithmonë provoj me që të jap jo 100 % por 200 %. Ndeshjet e kaluara kanë kaluar, kritikat janë pjesë e futbollit, por kush më njeh e dinë se jap maksimumin për këtë fanellë. Ne nuk jemi të kënaqur që kemi humbur sepse kjo nuk është pjesë e mentalitetit tonë. Por ne po krijojmë raste, por luajmë më mirë nga ndeshja në ndeshje dhe shumë shpejt do të bëhemi më të mirët”,-mbylli prononcimin e tij, kapiteni dhe portieri i Kosovës, Samir Ujkani. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.