Ukrainë/ Dallku në fushë në sezonin e 11-të per Vorskla

0
SHPËRNDAJE

70ef4777a4e277b1b938d90f28ffaaf3_LJane të shumtë ata që mendojnë se cikli i lojtarëve besnikë ka mbaruar në futbollin e sotëm. Dhe kështu është në shumicën e rasteve. Mirëpo, del një Armend Dallku që të rikthen nostalgjinë e besnikërisë së viteve të shkuara për stemën e stampuar në fanellën e ekipit që përfaqëson.

Armend Dallku ka mbi një dekadë që luan te Vorskla, madje aty është edhe vëllai i tij i vogël Ardin Dallku. Dallku i madh luan sezonin e 11-të me këtë ekip, të shtunën luajti ndeshjen numër 269 ndeshje në kampionatin ukrainas (ka shënuar pesë gola) ndërsa i ka kaluar mbi 300 ndeshje zyrtare gjithsej për Vorskla duke përfshirë këtu edhe kupën.

Në barazimin 1-1 dje ndaj Volyn u ndëshkua edhe me një të verdhë, por tifozëve vendas aq u bën. Kapiten Dallku për ta është prej kohësh një legjendë në Poltavë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.