Ultras Guerrils besnikë ndaj Partizanit

0
SHPËRNDAJE

Guerrils Racic
Racic dhe nje tifoz ne fundin e ndeshjes ndaj Skenderbeut

Është përjetuar si një humbje barazimi i Partizanit ndaj Skënderbeut. Por si gjithnjë, janë ata, besnikët, të palodhurit, të kudogjendurit, Ultras Guerrils që me anë të një deklarate ngrohin zemrat e lojtarëve dhe stafit të kuq.

Tifogrupi i kuq tregon edhe një herë dashurinë për skuadrën e drejtuar nga Andrea Agostinelli. Një fakt që duhet marrë shembull, pasi zakonisht në Shqipëri grupimet duan vetëm fitore, suksese, tituj dhe vendin e parë.

partizaniPor jo për t’i thurur elozhe, por nëse ka një tifozeri të vuajtur në Shqipëri, ajo është pikërisht e Partizanit. 100 peripeci të kaluara, madje deri në Kategori inferiore, por ata asnjëherë s’e kanë braktisur skuadrën e zemrës.

E mbetet për tu parë ndonjë tifogrup tjetër që hiqet si i flaktë, nëse skuadra e tyre do të kishte vite pa fituar tituj, apo të militonte në Kategorinë e Dytë, a do ta ndiqnin hap pas hapi? Këtë provë të vështirë, tifozët e kuq e kanë kaluar me sukses.


 

Ja çfarë shkruhet në deklaratën  e tyre  :

guerrlis“E kemi bërë gjithmonë, në çdo fushë, në çdo kategori, në çdo qoshe të Shqipërisë sonë të bukur. Do ta bëjmë gjithmonë me pasion, dëshirë e vetëmohim, mbase dhe duke lënë pas dore gjëra që për të tjerët janë më të rëndësishme sesa një 90 minutësh futbolli. Por ne nuk dimë dhe nuk mund të bëjmë ndryshe! Detyra jonë e shenjtë është të mbështesim Legjendën derisa fryma të na mbarojë!

Tifozet e Partizanit gjate koreografise ne derbi.
Tifozet e Partizanit gjate koreografise ne derbi.

Thënë këtë, duam të ndalemi te ndeshja e fundit ndaj Skënderbodes. Zotër në fushë, e si gjithmonë zotër në tribuna, ndonëse mund të duket si mburrje, modestisht po ua themi se ky ishte vetëm realiteti. Partizani ynë tregoi se është një ekip me stof kampioni, me lojtarë që kanë mësuar të duan fanellën që mbajnë veshur dhe që me reagimin e tyre në fushë dhe pas vërshëllimës së fundit të dordolecit Jorgji, kanë bindur dhe më skeptikun se këta djem meritojnë stemën madhështore që mbajnë në gjoks!guerrils

Lotët e Vilës, Raçiçit, Trashit, dëshpërimi i madh i lojtarëve që kanë veç pak kohë me ekipin si Torrasa apo Felipe dëshmojnë fort atë që ne kemi kërkuar gjithmonë të kishim që kur u ringjitëm në Superiore: Një grup djemsh që ta ndjenin thellë në zemër të kuqen që u rrjedh në vena: të merrnin përsipër me të njëjtin pasion si ne në tribuna, mbrojtjen e fanellës në fushën e lojës.

Të jeni të bindur, asgjë nuk ka mbaruar! Po, po asgjë nuk ka mbaruar.

Ky është vetëm fillimi i kampionatit mbase më të bukur të Partizanit në këta 25 vjet dhe ne do të jemi aty dhe do të vazhdojmë mbështetjen tonë masive edhe pasi matematika të mos na japë më të drejtë për të shpresuar. Sepse ne jemi të tillë, nuk dimë të tërhiqemi pas. Të dielën shkojmë për të pushtuar Durrësin dhe tmerruar rivalin tonë për titull që fusha e lojës e ka zvogëluar pa masë dhe se tregoi përmasat e tij reale, kjo falë dominimit tonë në fushën e lojës.

Ultras Guerrils
Ultras Guerrils

E treta ndeshje ku ne nxjerrim lakuriq në fushë të vetëshpallurin “mbret” në një sezon të vetëm.

Na pret një transfertë delikate sa i takon 3 pikëshit. Do të shkojmë të gjithë bashkë sipas mënyrës tonë. Mijra tifozë me një zë të vetëm për Legjendën dhe për lojtarët, që duhet ta kalojnë me një fitore zhgënjimin e rezultatit, por vetëm të rezultatit ama. Jemi krenarë për çdo pikë djerse tuajën, për çdo pikë loti. Do ju mbështesim sa të kemi frymë!”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.