“Ultras Guerrils” do përkrahin Partizanin në supersfidën e nesërme

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Megjithëse dita e premte nuk është një ditë e përshtatshme për një ndeshje futbolli,  duke patur parasysh largesinë ndërmjet Korçës dhe Tiranës, përsëri tifozët do bëjnë si do bëjnë dhe do e ndjekin skuadrën e tyre të zemrës.

Nesër, Partizani do të luajë në transfertë kundër Skënderbeut në kuadër të javës së 18-të të Superiores.

Për këtë takim, tifozët e kuq po përgatiten për të mbështetur skuadrën e tyre në stadiumin “Skënderbeu”. Tashmë nuk kanë mbetur edhe shumë orë nga starti i supersfidës, ndaj bëjnë thirrje që nesër nuk do të ketë punë dhe shkollë për ta, por të gjithë do të drejtohen drejt Korçës.

” Ska pune, ska shkollë. Nesër në Korcë ushton Pa Pa Paranojaaaa…”, shkruajnë në thirrjen e tyre Guerrilsat.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.