Ultras Guerrils kërkojnë lirimin e shokëve

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Tifozët e Partizanit të njohur si “Ultras Guerrils” kanë bërë një deklaratë teksa kanë denoncuar dhunën e policisë të ushtruar ndaj tyre në ndeshjen Partizani-Flamurtari. Ja deklarata e tyre e plotë:
image
“Dhuna e paarsyeshme dhe e paturp e policisë ne ndeshjen e zhvilluar të premten, solli arrestimin e disa antareve tanë, nga të cilët dy gjenden akoma në dhomat e paraburgimit dhe presin ditën e nesërme të dalin ne gjyq për masën e arrestit. Çuditërisht të dy personat që janë mbajtur te arrestuar janë me shenja dhe të çara te shkaktuara nga goditjet e policisë. Kjo bën të kuptohet se ato janë fajtorë veç se janë goditur dhe po mbahen të arrestuar me akuza të sajuara për të legjitimuar dhunën policore. Ndaj kërkojmë lirim të shpejte për shokët tanë!”

“Gjithashtu ftojmë cdo tifoz dhe dashamirës që ka mundësinë të na ndihmojë me asistencë ligjore për shokët tanë. Gjyqi për masën e arrestit zhvillohet nesër.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.