Ultras Guerrils përshëndesin Nexhipin: Një ditë e presim të kthehet në shtëpi

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Ultras Guerrils duket se janë ndjerë keq kur kanë marrë vesh që beniamini i tyre, Nderim Nexhipi, tashmë nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Partizanit. Ata kanë dashur që të përshëndeten me kapitenin e tyre, duke i shkruar një mesazh në rrjetin social Facebook. Ja fjalët drejtuar Nderim Nexhipit:
image
“Sot kapiteni largohet nga ekipi. E themi me keqardhje dhe të pafuqishëm për të vepruar ndaj vullnetit të tij për t’u larguar, pavarësisht dëshirës së madhe për të qënë pjesë e Partizanit, si nga ana e tij, ashtu edhe nga ana jonë. Deri në fund Nderimi veproi si kapiten, si lider, si udhëheqes, si tifoz i Partizanit e si njëri nga ne.

Veproi si kapiten kur na tha që për të mirën e ekipit dhe ecurinë e tij është më mirë të largohem se sa të shkaktoj probleme të vazhdueshme, dhe pse jo të vullnetshme nga ana e tij. Veproi si lider e si udheheqës gjatë gjithë kohës që mbrojti ngjyrat tona, si tifoz sa herë zbriste në fushë, e sidomos në ndeshjet kyçe.

E si njëri nga ne, nuk firmosi apo nuk u largua pa na shpjeguar më parë qëndrimet dhe arsyet e tij, ku ne na është dashur me keqardhje t’a mirëkuptojmë. Nuk është fare nevoja të shprehim falenderime për kontributin, as t’i urojmë suksese në mënyrë hipokrite ashtu siç pas disa oresh medoemos do të bëjë zyra për shtyp e klubit.

Shprehim vetëm keqardhje nga mënyra sesi klubi ynë ka vepruar e sesi trajneri ynë është sjellë me ne në rradhë të parë dhe më pas me Nderimin. Shpresojmë që të mos gabohet trajneri. Gjithsesi, për ne Nderimi ishte më shumë se një lojtar në fushë, iku pa dëshiren e tij dhe me koken pas, pasi një dite do rikthehet sërish këtë herë me ose pa pëlqimin e dikujt.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.