“Ultras Guerrils” të irrituar, letër me katër kërkesa në FSHF

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Tifozët e Partizanit të njohur ndryshe si “Ultras Guerrlis” ditën e sotme kanë vendosur t’i dërgojnë një letër Federatës Shqiptare të Futbollit. Ultrasit e kuq shprehen se janë të indinjuar në lidhje me disa vendime të marra nga Komisioni i Disiplinës në dëm të tyre, teksa irritohen për faktin se Kristi Vangjeli që goditi tifozët e kuq ke flakadan, por edhe pët arbitrin Enea Jorgji. Ja letra e tyre e plotë:

Ultras Guerrils
Ultras Guerrils

Tiranë më 18.03.2016
Letër zyrtare e dërguar federatës
Nga:
Grupimi i tifozëve “Ultras Guerrils” të ekipit të futbollit Partizani.
Drejtur: Federatës Shqiptare të Futbollit.

TIRANE
Duke ndjekur me vëmëndje reagimin e FSHF dhe komisioneve të saj që operojnë për mbarëvajtjen e garës së kapionatit shqiptar të futbollit dhe konkretisht mbi problemet e lindura gjatë dhe pas ndeshjes Partizani-Skenderbeu, Grupimi i tifozëve të Partizanit “Ultras Guerrils” deklaron si më poshtë:

1. Ndjehemi të fyer dhe idinjohemi nga vendimi aspak i drejtë dhe i barabartë i gjyqtarit Jorgji në ndeshje dhe i Komisionit të Disiplinës pas ndeshjes, ku vepron me dy standarte, për hedhje te flakadanëve në fushë ku dënon me të drejtë tifozerinë e Partizanit me 2 miljon lekë gjobë (denimi me shuma të tilla jepet vetëm për ne ) dhe nuk dënon lojtarin e Skënderbeut Vangjelin që hedh flakadanin mbi tifozët duke plagosur e djegur tifozë ku aktualisht një djalë 14 vjeçar është akoma në spital nga djegja.

2. Jemi fyer nga tifozeritë e kundershtareve me fjalë e gjeste, por nuk na ka ndodhur asnjëherë as Tiranë, por edhe jashte saj te fyhemi me gjeste të turpshme nga një lojtar futbolli si Osmani. Gjyqtari e nxori me karton të kuq Osmanin pas shënimit të golit të Skënderbeut për keto gjeste. Komisioni i disiplines dhe FSHF përseri nuk jep asnjë dënim as edhe për këtë lojtar. Lojtari i Partizanit, Ibrahimi dënohet me 8 ndeshje pezullim pas ndeshjes me Tërbunin se kishte fyer një zyrtar të ndeshjes (jo gjatë lojës, por pas mbarimit të saj). Pse kalohet në heshtje dhe nuk veprohet me të njejtin standart kur një lojtar i Skënderbeut si Osmani, i cili fyen me gjeste të turpshme 6 mijë tifozë të Partizanit?! Pse nuk mbahet qëndrim?! Apo FSHF është palë me Skenderbeun?! Po ta kishte bërë lojtari i Partizanit këtë gjest ne jemi të bindur se Komisioni Juaj do ta kishte dënuar jo më pak se 10 ndeshje.

3. Për këto të dy raste që janë të dokumentuara dhe me prova filmike që kanë bërë dhe do të bëjnë xhiron në rrjetet sociale dhe në institucionet e futbollit Brenda e jashtë vendit, për të dy lojtaret e Skënderbeut Vangjeli dhe Osmani i kërkojme FSHF dhe Komisioneve përkatëse kompetente të mbajnë qëndrim të menjëhershem me dënime përkatëse sikurse e përmban rregullorja kur një lojtar gjatë ndeshjes godet dhe fyen tifozet e kundërshtarit.

4. Në vartësi të reagimit Tuaj institucional bazuar vetëm në rregulloren e lojës dhe te garës se ndershme, ne do të ndërmarrim hapat tonë të metejshem si Grupim me rrugë institucionale e ligjore. Do ta bëjmë të njohur rastin duke i dërguar pamjet filmike deri në institucionet më të larta të futbollit në UEFA dhe FIFA, por dhe me protesta para FSHF duke ftuar dhe tifozeritë e ekipeve të tjera për të na mbështetur në aksionin tonë.”


Jemi në pritje të reagimit Tuaj institucional.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.