Ultras Guerrils thirrje gjithë tifozëve të shkojnë në stadium

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Ndeshja Partizani – Teuta mund të sjellë titullin kampion në kampin e të kuqve që mungon qysh prej vitit të largët 1993 edhe pse nuk varet më gjithçka prej tyre. Pavarësisht kësaj, tifozët e kuq kanë filluar të organizojnë tifozët e tjerë duke i ftuar që të bashkohen me t’a në stadium për t’a kthyer në festë. Ja thirrja e tyre në rrjetet sociale:

guerrilsZgjohuni nga gjumi!
Ju që jeni kaq të zhgënjyer sa përtoni të lëvizni nga kolltuku për të ardhur në stadium, ka ardhur koha të zgjoheni!
Çohuni dhe bashkohuni me Guerrils! Kemi nevojë për ju, jo për fjalë të bukura, jo për rrahje shpatullash te lokali i lagjes, por për prezencë. Duam masivitet dhe këtë mund të na e jepni vetëm ju.
Kemi shumë sezone që po ju tregojmë sesi mbështetet ekipi, kemi një vit që edhe pas dështimit më të madh, kemi shkuar me qindra në transfertën tjetër.
Nuk i kemi munguar ekipit kurrë, nuk do t’u mungojmë lojtarëve kurrë.
Por ju po i mungoni si Partizanit , ashtu edhe neve!

Të mërkurën është dita që për një 90 minutësh të vetëm të zhbëni mungesën tuaj të madhe.

Ju presim dhe do të festojmë së bashku çfarëdo që të ndodhë!

S'KA KOMENTE

Comments are closed.