“Unë zgjedh të jetoj pa dhunë”!

0
SHPËRNDAJE

654x330-1111111111Me moton “Unë zgjedh të jetoj pa dhunë”, me iniciativën e shoqatës “Merida Albania” dhe me mbështetjen e Drejtorisë së përgjithshme të Burgjeve, Ministirsë së Drejtësisë, Bashkisë Kavajë dhe Federatës Shqiptare të Futbollit në qytetin e Kavajës u zhvillua një takim miqësor me Ekipit U-17 të Zonës së Durrësit dhe skuadrës U-17 të institucionit të vuajtjes së dënimit në Kavajë.

Përfaqësuesit e intitucioneve që mbështetën këtë takim simbolik, përcuan mesazhet e fushatës kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave në vendin tonë.

Qëllimi i aktivitetit ka qene rritja e ndërgjegjësimit të opinionit publik për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave nëpërmjet aktiviteteve sportive. Kjo miqësore e ndjekur edhe nga qytetarët e Kavajës, përfundoi në me rezultatin 5-3.

Në përfundim të kësja ndeshjeje simbolike, presidenti i FSHF-aë Armand Duka, konfirmoi se intitucioni që ai drejton do të jetë gjithmonë në mbështetje të organizimeve të tilla./Supersport.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.