United jep 70 milionë paund për këtë lojtar …

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Manchester United është i interesuar që të sigurojë shërbimet e yllit të Dormundit  Pierre-Emerick Aubameyang. “Djajtë e kuq’ e kanë ndjekur prej kohësh futbollistin dhe kërkojnë ta rrëmbejnë me çdo kusht, madje nga ajo çfarë shkruan “Goal.com” janë gati që të japin edhe 70 milionë paund për të.386367-pierre-emerick-aubameyang-c

Megjithatë, në javët e fundit është rritur edhe interesi i Realit të Madridit për sulmuesin dhe duket se do të përballen për të siguruar shërbimet e tij. Madridi dhe United do të kenë një verë të nxehtë, pasi akoma kanë edhe çështjen De Gea të padiskutuar.

Sulmuesi ka dëshirë që të largohet,  pavarësisht se ndihet mirë në Dortmund. Tashmë lojtari kërkon një aventurë të re dhe ka dëshirë të provojë Anglinë ose Spanjën. Reali dhe Manchesteri duhet të nxitojnë. Dortmundi mund të mbushë mirë xhepat me shitjen e sulmuesit pasi 70 milionë paund janë mjaftueshëm për një klub me buxhetin e tyre.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.