US Open 2015: Finalja që nuk ja merrte mendja askujt

0
SHPËRNDAJE

150912223238-trophy-shot-exlarge-169
Fituesja Flavia Pannetta

Ka përfundur turneu i madh i tenisit US Open 2015 me një finale të papritur, Pennetta kunder Vinci, dy teniste italiane përballë njëra tjetrës e kjo përbën çudi por edhe rastin e parë historik për Italinë në këtë sport. Për të nderuar këtë arritje të sportit italian, edhe kryeministri Matteo Renzi fluturoi menjëherë drejt Nju Jorkut për të ndjekur finalen italiane.

Në fund fitoi Flavia Pennetta e renditur nr. 26 në botë e cila deklaroi që me këtë trofe do ta mbyllë karrierën e saj tani që është në moshën 34 vjeçare. Interesant edhe fakti që Pennetta ka qenë shoqe fëmijërie me finalisten që mundi, Roberta Vincin e cila deklaroi në fund se ndjeu së tepërmi lodhjen që i kushtoi finalen por nuk i shuajti buzëqeshjen për arritjen e jashtëzakonshme.

Nëse motrat Williams do të arrinin në finale biletat priteshin të shkonin deri në $1, 500 ndërsa për finalen Pannetta-Vinci, pati edhe bileta që u shitën me $45.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.