Usain Bolt i jep fund karrierës para publikut të tij me një fitore

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Ylli i atletikës, Usain Bolt, i ka dhënë fund karrierës së tij, duke fituar garën e fundit të 100 metrave para publikut të tij xhamajkan, të shtunën në Kingston. Kampioni i padiskutueshëm olimpik ka realizuar kohën modeste 10 sek 03/100e (rekordi i tij botëror është 9.59).

Ai doli para patriotëve të tij Jevaughn Minzie (10.15) dhe Nickel Ashmeade (10.18). Më se 30.000 spektatorë ishin në shkallët e stadiumit për t’i dhënë “lamtumirën një legjendë”.

Bolt, 30 vjeç, garoi në pistën e stadiumit kombëtar të Kingston, i ndjekur edhe nga kryeministri xhamajkan Andrew Holness dhe nga presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Atletikës, Sebastian Coe. Njeriu më i shpejtë në histori do të tërhiqet nga aktiviteti sportiv pas Botërorit 2017 në Londër, ku ai synon, ashtu si në Lojërat Olimpike në Rio, të fitojë tregarëshin e preferuar, 100 m/200 m/stafetë 4×100 m. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.