Usain Bolt “knockout” në Pekin (foto)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

E vetmja mënyre për ta frenuar fenomenin xhamajkan është ta hedhësh në tokë dhe këtë e ka bërë padashje një kameraman pasi Usain Bolt pozonte pas fitimit të një tjetër gare, atë të gjysëmfinales së 200 metrave në Botërorin e Atletikës që po zhvillohet në Pekin.

Kameramani që po përdorte një “scooter” për të lëvizur humbi kontrollin e mjetit duke e goditur dhe hedhur në tokë xhamajkanin i cili u ringrit menjëherë në këmbë. Pak më vonë, Bolt ju tha reporterëve se janë gjëra që ndodhin.

“Thjesht aksident që edhe ndodh. Kam pak gërvishtje dhe të nxira por nuk është gjë. Jam vrarë shpesh kështu edhe në stërvitje. Jam në rregull,” ka përfunduar njeriu më i shpejtë i botës.

_85234715_028736214-1 _85234649_028736371-1
_85234717_028734487-1 _85234719_028735494-2

 

_85234647_028740815-1

S'KA KOMENTE

Comments are closed.