Uzuni largohet nga Apolonia

0
SHPËRNDAJE
Loading...

myrto-uzuni
Uzuni

Faqja e Apolonise në facebook lajmëron se Partizani ka siguruar shërbimet e Myrto Uzunit, ndërsa mbetet vetëm hedhja e firmës në kontratë që 20-vjeçari të veshë fanellën e 15 he-rë kampionëve të vendit. Kosto e kartonit të tij vlerësohet me 50 mijë euro nga drejtuesit e Apolonisë, pasi lojtari është në kontratë edhe për 2.5 vite të tjerë. Por, nga negociatat mësohet se të kuqtë mund të paguajnë rreth 10 mijë euro më pak.

Më parë Uzuni është kërkuar nga Skënderbeu, Tirana, por edhe Kukësi. Megjithatë, shifra ka mbetur e pa ndryshuar për vlerën e kartonit, 50 mijë euro. Asnjë nga këto klube nuk ka arritur marrëveshje, ndërsa Partizani është treguar i duruar për të fituar shërbimet e lojtarit, duke mos i mbyllur negociatat.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.