Vaduzi i Sadikut prek fundin, Zurich dhe Kukeli dalin nga kriza

0
SHPËRNDAJE

Burim Kukeli
Burim Kukeli

Legjionarët/ Situatë e vështirë për skuadrën e Vaduzit ku aktualisht luajnë dy sulmuesin shqiptarë Armando Sadiku dhe Albian Avdijaj. Ekipi i tyre u mposht ditën e sotmë në fushën e vet me rezultatin e thellë 0-3. Ajo që i shkaktoi këtë humbje ishte pikërisht rivali i tyre më i madh në luftën për mbijetesë, pikërisht Zurich i Burim Kukelit që është edhe ish ekipi i Sadikut.

Armando Sadiku
Armando Sadiku

Ndërkohë që në fushë si titullar ishin vetëm sulmuesi elbasanas pët Vaduzin dhe mesfushori Kukeli për Zurich. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërkohë që në të dytën miqtë shënuan 3 gola për të marrë 3 pikët e arta. Ndërkohë në minutën e 62′ në fushë u fut edhe Albian Avdijaj por pa mundur të lërë gjurmët e tij në këtë ndeshje, ndërkohë që Sadiku u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 94′.

Shani Tarashaj
Shani Tarashaj

Gjithashtu edhe Grasshoperi i Shani Tarashajt mori nje goditje nga skuadra e Luganos pasi u mposht në shtëpi 0-1. Psdyshim që kjo ishte surpriza e ditës pasi ekipi ku luajnë disa lojtarë shqiptarë është pretendente për një vend në Champions, por pas kësaj humbjeje duket e vështirë të arrihet kjo gjë pasi Young Boys tashmë vijon serinë e fitoreve. Tarashaj ishte në fushë vetëm për 70′ minuta lojë, pasi më pas u zëvëndësua.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.