Vaduzi mbetet i fundit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Armando Sadiku
Armando Sadiku

Legjionarët/ Skuadra e Vaduz ka arritur të marrë një pikë në transfertën e Thun, por kjo gjë i ka lënë sërish në vendin e fundit. Ekipi ku luajnë dy sulmuesit shqiptarë, Armando Sadiku dhe Albian Avdijaj nuk arriti të marrë dot më shumë se kaq, teksa ndeshja mes dy skuadrave u mbyll me shifrat 2-2. Sadiku ka luajtur për 90 minuta në këtë ndeshje, teksa Avdijaj u aktivizua në minutën e 21′ pas zëvëndësoi të dëmtuarin Muntwiler. Të dy lojtarët shqiptarë dhanë kontributin e tyre në këtë sfidë, por pa mundur dot t’i japin fitoren aq shumë të dëshiruar në luftën për mbijetesë, por pa mundur të gjejnë vetë golin. Pas këtij barazimi, ekipi i Vaduz mban vendin e fundit në renditje me vetëm 25 pikë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.