Vajushi dhe Livorno shohin dritë në fund të tunelit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Armando Vajushi
Armando Vajushi

Legjionarët/ Livorno e Armando Vajushit ka arritur të marrë një pikë tepër të rëndësishme në transfertën më të vështirë të kampionatit, duke barazuar 2-2 ndaj Cagliarit. Skuadra ku luan mesfushori shqiptar sheh dritë në fund të tunelit, teksa kjo pikë e marrë në këtë transfertë i mban gjallë shpresat për mbijetesë kur kanë mbetur edhe pak javë deri në fund të sezonit. Armando Vajushi ishte për 90 minuta në fushën e lojës, teksa zhvilloi një ndeshje shumë të mirë duke dhënë edhe asistin tek goli i dytë që ekipi i tij shënoi.

Sajmir Ujkani
Sajmir Ujkani

Ndërkohë edhe Sajmir Ujkani ishte në fushë për 90 minuta në barazimin që Latina mori në shtëpi ndaj Spezias me rezultatin 0-0. Kjo pikë e marrë e mban skuadrën e portierit nga Kosova larg zons së “ftohtë” të renditjes për momentin. Nga ana tjetër mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj nuk ishte i pranishëm në barazim që Pescara mori ndaj Entellas.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.