Vajushi i pafat, Livorno në Serie C

0
SHPËRNDAJE

Legjionarët/ Ka qenë më shumë se i pafat Armando Vajushi në eksperiencën e tij tek skuadra e Livornos. Lojtari shkodran u transferua aty nga Chievo në merkaton e verës së kaluar teksa skuadra livorneze kishte pretendimet e saj për t’u ngjitur në Serie A. Pas një fillimi të mirë të sezonit, problemet financiare zbarkuan tek Livornome cila ditën e djeshme pësoi edhe rënien nga kategoria duke përfunduar në Serie C pas më shumë se 14 vitesh.

Armando Vajushi
Armando Vajushi

Padyshim një sezon i dështuar për këtë skuadër, që pak vite më parë ishim mësuar ta shihnim në Serie A. Gjithashtu një sezon jo i mirë edhe për Vajushi, i cili me shumë gjasa do të rikthehet tëk Chievo ku ka edhe një kontratë me ekipin veronez.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.