Vajushi inkurajon Vllazninë. I’a del dhe me të gjithë kundër

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Situata tek Vllaznia nuk është më e mira e mundshme dhe i ka vënë të gjithë shkodranët në lëvizje. Ish-lojtarët e Vllaznisë kanë reaguar ose kanë dhënë mbështetjen e tyre në favor të ekipit shkodran, pavarësisht një situate mjaft të keqe në të cilën klubi kuqeblu ndodhet. Ish-sulmuesi i Vllaznisë Armando Vajushi, tashmë pjesë e Livornos përmes një deklarate në rrjetin social “Facebook” ka postuar një thirrje për ekipin e tij të zemrës, duke u munduar që t’a inkurajojë atë. Duket se Vajushi ende nuk i ka shkëputur lidhjet me Vllazninë. Ja postimi i tij në “Facebook”:
image
“Kush mendon se Vllaznia do të bjerë nga kategoria, domethënë që nuk ka parë kurrë futboll në jetën e tij. Ajo është mësuar me të tilla situata, dhe pse i ka të gjithë kundër do ja dalë sepse ajo do t’ju mposhtë vetëm me emrin e madh që ka”,- ishin fjalët e Armando Vajushit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.