Vajushi lë të hapur rikthimin në Shkodër

0
SHPËRNDAJE

Armando Vajushi

Armando Vajushi mund të rikthehet te Vllaznia. Mesfushori, gjithnjë e më shumë po lakohet se do largohet nga Pro Vercelli, edhe pse para pak javësh firmosi aty.

minuta90.com ka kontaktuar me 24-vjeçarin dhe ai shprehet se është gjithçka e hapur që sezonin e ri të luajë për kuqeblutë. Por, ai po pret oferta nga jashtë dhe kjo mund ta vështirësojë pak punën.

Vajushi thekson se në qoftëse, nuk ka oferta nga ekipe jashtë Shqipërisë, atëherë, sezonin që vjen do luajë për shkodranët e drejtuar nga Armando Cungu. Vllaznia po kërkon një fantazist dhe një sulmues, por për një lojtar si Armando Vajushi mund të ketë vend edhe për të. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.