Vajushi titullar, Livorno fiton dhe blindon kreun

0
SHPËRNDAJE

Legjionarët/ Armando Vajushi ka qënë sërisht titullar tek Livorno, këtë rradhë në fitoren përballë Brescias me rezultatin 3-1. Sulmuesi shkodran ka zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer, në të cilën vetëm goli i ka munguar. Vajushi ka qënë ndër lojtarët më të mirë në fushë, teksa tashmë ka fituar edhe besimin e teknikut Panucci për një titullari tek ekipi livornez.

Armando Vajushi
Armando Vajushi

Shkodrani është bërë edhe protagonist tek golini tretë i shënuar nga Livorno, pasi ishte ai që fitoi faullin nga ku nisi edhe goli që vulosi takimin. Edhe pse Brescia kaloi e para në avantazh, Vajushi me shokët e tij nuk u dorëzuan teksa arritën të barazojnë qysh në pjesën e parë, duke e përmbysur më pas ndeshjen në pjesën e dytë. Tashmë Armando Vajushi duket i rilindur tek ekipini ri, duke lëshuar sinjale të qarta edhe për trajnerin e Kombëtares, Gianni De Biazi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.