Vajzat e Kombëtares e mbyllin me fitore

0
SHPËRNDAJE

13487839_1036314856403634_2066181719_nNdonëse dihej se kishte dalë nga loja për kualifikim ekipi Kombëtar i volejbollit për femra ja doli qëllimit që të bëjë një figurë të mirë para sportdashësve të saj në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, duke fituar edhe ndeshjen e fundit 3-2 nda Bjellorusisë.

Vajzat e drejtuara nga Altin Mërtiri e nisën keq duke e humbur setin e parë 25-22 por barazuan menjëherë pasi fituan setin e dytë me të njëjtin rezultat. Më pas vjen një dominim i vajzave bjelloruse që fitojnë fare lehtë 25-14 por më pas vjen edhe përmbysja kuqezi.

Vajzat tona barazojne setet në 2-2 pasi fitojne në mënyrë dramatike 27-25 e më pas fitojnë edhe setin final duke i dhuruar publikut shqiptar dy fitore në tre ndeshjet e zhvilluara në Durrës. Më parë Shqipëria kishte mundur Poloninë 3-2 dhe ishte mundur nga Sllovakia 1-3.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.