Vala Superliga/ Gjilani ngec, Ferronikeli gjen fitoren…

0
SHPËRNDAJE

Java e 12-të e Vala Superligës së Kosovës u mbyll me dy rezultate deri diku të pritshme. Në  Pejë, Gjilani pretendent nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola përballë Besës vendase, ndërkohë që Feronikeli u rikthye më në fund te fitorja pas një “thatësire” prej 8 javësh.

Skuadra nga Drenasi triumfoi 0-3 në transfertën e Pozheranit përballë Vllaznisë së vendit të fundit. Golat për Feronikelin që me këtë sukses u ngjit në kuotën e 16 pikëve u realizuan nga Mendurim Hoti dhe Mark Milicaj në pjesën e parë, ndërsa në sekondat e fundit të shtesës Feronikeli shënoi edhe golin e tretë duke u rikthyer te fitorja në kampionat pas plot 48 ditësh.

Ferronikeli

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU