Vala Superliga/ Llapi vazhdon marshimin. Ja renditja dhe sfidat e javës

0
SHPËRNDAJE

Kosovë/ Në javën e 10-t të Vala Superligës së Kosovës, spikati humbja në shtëpi e kampionëve në fuqi të Trepçës 89 të cilët u mposht brenda në Mitrovicë nga Prishtina e Mirel Josës me rezultatin 0-2. Pas ruandeve të para vazhdon të kryesojë Llapi. Skuadra e Tahir Batatinës kaloi me një gol të Mirlind Dakut 1-0 në shtëpi Flamurtarin duke u ngjitur në kuotën e 20 pikëve. Menjëherë pas Llapit pozicionohen Prishtina e Gjilani me këta të fundit që regjistruan një fitore me shumë peshë me shifrat 2-1 ndaj Drenicës. Zhgënjeu Drita që është edhe një nga skuadrat pretendente për titull. Në Gjakovë përballë Vëllaznimit vendas, gjilanasit nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1. U rikthye te fitorja Besa që në Pejë dominoi me rezultatin 3-1 Vllazninë. Ndërsa më në fund arriti të merrte fitoren e parë në transfertë Liria e Bledi Shkëmbit me skuadrën nga Prizreni që bëri suprizën duke fituar brenda në Drenas ndaj Feronikelit falë një goli të ish lojtarit të Teutës, Artur Magani.

Java 10

Llapi-Flamurtari 1-0

Feronikeli-Liria 0-1

Besa-Vllaznia 3-1

Gjilani-Drencia 2-1

Trepça 89-Prishtina 0-2

Vëllaznimi-Drita 1-1

Klasifikimi

1.Llapi 20 pikë

2.Gjilani 18 pikë

3.Prishtina 18 pikë

4.Drita 16 pikë

5.Trepça 89 16 pikë

6.Liria 15 pikë

7.Vëllaznimi 13 pikë

8.Drenica 13 pikë

9.Feronikeli 12 pikë

10.Besa 12 pikë

11.Flamurtari 6 pikë

12.Vllaznia 4 pikë

Java 11

Prishtina-Besa

Drita-Trepça 89

Flamurtari-Vëllaznimi

Liria-Llapi

Drenica-Feronikeli

Vllaznia-Gjilani

S'KA KOMENTE

Comments are closed.