Valentino Rossi i dhuron kupën një tifozi

0
SHPËRNDAJE

rossi1

Buzëqeshje dhe shumë emocione ka falur për fëmijët në spitalin e Parmës pilotit italian Valentino Rossi, që sot ka bërë një akt human.

Menjëherë pas suksesit të arritur ditën e diel në pistën e Jerez, Rossi ka dërguar për fëmijët e sëmurë shumë bluza e kapele me autografin e tij si dhe sende të ndryshme.

Ndërsa për një pacient special, dhurata ka qenë kupa e fituar ditën e diel në Jerez, Spanjë.

Flavio Fratesi, përgjegjësi i klubit të tifozëve të Rossit tha: “Valentino ia kishte premtuar kupën e parë që do të fitonte pas një gare dhe e mbajti fjalën”. Pra, pacienti i vogël, tifoz i çmendur i pilotit tashmë mund të ngrejë në qiell kupën që Rossi i dhuroi.

kupa-valentino

S'KA KOMENTE

Comments are closed.