Valentino Rossi “pole position” në Mugello

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageThjeshtë i mrekullueshëm Valentino Rossi. Në Mugello, Doktori regjistroi pole-position-in e tij të dytë në këtë sezon. Rossi ishte më i shpejti në provat zyrtare të Cmimit të Madh të Italisë duke lënë pas spanjollin e Suzukit Maverick Vinales i cili sezonin e ardhshëm do të jetë shok skuadre te Yamaha me 7-herë kampionin e Botës në klasin mbretëror.

Nuk shkoi më shumë se vendi i tretë Andrea Iannone me Ducatin, edhe pse piloti italian kishte dominuar në provat e lira që u zhvilluan të Premten në Mugello. Do të nisen nga radha e 4-t dhe e 5-të dy rivalët e Rossit për titullin Botëror në Moto Gp, Marc Marquez dhe Jorge Lorenzo me spanjollin e Repsol Hondas që u rendit një pozicion më lart se bashkëkombasi i tij me Yamaha.

Nga vendi i 6-t do të niset Aleix Espargaro për të vijuar me Daniel Pedrosan dhe Bradley Smith. Zhgënjeu Andrea Dovizioso që e pozicionoi Ducatin e tij në vendin e 13-të. Në Mugello përvec Doktorit një paraqitje për tu mbajtur mend në provat zyrtare dhuroi edhe Maverick Vinales që regjistroi një xhiro të shpejtë vetëm 94 të mijtat më të ngdaltë se ajo e pilotit italian.

Por pavarsisht radhës nga e cila do të nisen pilotët e sigurtë është që këtë të Dielë në Italia do të zhvillohet një garë spektakolare sepse Mugello është një pistë e paparashikueshme. /SuperSport/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.