Valentino Rossi vendos diktaktin në Angli

0
SHPËRNDAJE

imageMotoGP/ Valentino Rossi tregon edhe njëherë se kush komandon këtë sezon ne Moto GP. “The Doctor” ka fituar garën e rradhës për Çmimin e Madh të Britanisë. Piloti italian ka triumfuar përballë rivalëve të tij si Lorenzo dhe Marquez. I pari nuk arriti dot të rivalizonte me Rossin teksa u rëndit shum poshtë në renditje. Vendin e dytë e mori piloti Danilo Petrucci, ndërsa vendi i tretë i takoi pilotit të Hondës, Andrea Doviziozo. Marc Marquez nuk arriti dot të përfundojë garën pasi u rrëzua gjatë duleve të shumta me italianin 7 herë kampion bote. Kampioni aktual i botës Marc Marquez nuk e mbajti dot presionin dhe u rrëzua pak xhiro para përfundimit. Rossi kështu merr kryesimin e kampionatit duke u shkëputur plot 12 pikë nga Lorenzo dhe 70 pikë nga Marquez kur kanë mbetur edhe 6 gara nga fundi i kampionatit të MotoGP

Rezultatet e 10 vendeve të para
image

S'KA KOMENTE

Comments are closed.