Vallja e Superkupës, Skënderbeu apo Laçi do të “dyfishojnë” trofeun?

0
SHPËRNDAJE

Superkupa është trofeu i parë që shpërndahet për edicionin e ri të futbollit shqiptar. Kush do të arrijë t’i bëjë dy kupat, Skënderbeu apo Laçi? Enigma zgjidhet nesër mbrëma, ora 20:00, në fushën e “Qemal Stafës”. Kurbinasit janë ata më të eturit pasi nuk e kanë fituar asnjëherë këtë trofe, kurse korçarët e kanë prpvuar edhe dy herë më parë. Një herë në të kaluarën, saktësisht në 2013-n, u përpoq ta fitonte edhe Laçi, por iu dorëzuan pikërisht Skënderbeut, nga pika e bardhë e 11-metrave (4-3). Me pak fjalë, të besuarit e Cungut do të kërkojnë një revansh pas asaj finaleje të dy viteve më parë. Ndërkohë që kampionët në këtë takim vijnë më të qetë e të galvanizuar nga ecuria europiane, plus që kanë edhe një bilanc të ekuilibruar në 4 Superkupa që kanë luajtur në po aq vite të fundit, duke fituar 2 (2013, 2014) dhe humbur 2 (2011 e 2012).

superkupTë fundit nga kampet
Mirel Josa pritet të luajë me një formacion të ndryshuar, pasi dëshiron të ruajë lojtarët titullarë, për përballjen e javës së ardhshme që e pret me Dinamon e Zagrebit për “play-off”-in e Champions League. Do të lihen pushime elementë si Vangjeli, Salihi, Berisha apo Latifi, kurse braziliani Ekudinja është i dëmtuar. Ndërkohë që rikuperimi i Osmanit është lajmi i mirë që vjen nga kampi korçar. Te Laçi do të hidhet në fushë formacioni më i mirë i mundshëm, teksa vetëm Cetkoviç është i dëmtuar. Pritet të shihet se si do të reagojë ekipi kurbinas pas largimeve të Shetës në mbrojtje dhe Teqjes në mesfushë.

ska
Skenderbeu, fituesi i vjetshem

Sfida e deklaratave
“Duhet t’i harojmë për një moment përballjet e Champions me Dinamon e Zagrebit. Të fokusohemi përpara te Superkupa, që duhet ta marrim patjetër”, ka qenë kjo deklarata me urdhër e ardhur nga presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, i cili nuk kërkon të lërë asgjë rrugës, por t’i fitojë të gjitha. Nga ana tjetër, edhe trajneri i Laçit, Armando Cungu e synon trofeun e parë sezonal: “Natyrisht ka vlerë simbolike, mirëpo është provë gjenerale për neve para kampionatit, prandaj duhet ta kalojmë sa më mirë. Rikthimi i Buljanit është një forcë shtesë, port ë shohim se çfarë do të ndodhë. Skënderbeu? Vërtet mund të lërë disa titullarë pushim, po ka një stol mjaft cilësorë dhe është skudër tepër e fortë”, u shprehu tekniku i kurbinasve.
Pikante
*Skënderbeu ka në drejtim edhe trajnerin me më shumë trofe të Superkupës: 1 herë me Tiranën në 2006- dhe 2 herë me Skëndenderbeun.
*Kurse skuadra që e ka fituar më tepër këtë trofe është Tirana: plot 10 herë, pas 13 finaleve të luajtura
*Sokol Kushta i Flamurtarit gëzon rekordin si i vetmi futbollist, i aftë për të shënuar 3 gola në një finale të Superkupës: saktësisht në sezonin 1990-91, kur vlonjatët barazuan 3-3 me Dinamon, përpara se të fitonin 5-4 me penallti.
*Nga viti 1989 e deri më sot (përjashto periudhën nga 1995-1997 dhe sezonin 1998-99) janë luajtur 21 finale midis fituesit të titullit kampion dhe atij të Kupës së Shqipërisë. Kjo e së mërkurës është e 22-ta.
*Në 21 përballjet e deritanishme të Superkupës regjistrohen 54 gola të realizuar, vetëm 3 me penallti. Si pari në absolut mbahet mend ai i Abazit të Dinamos, që ndëshkoi Tiranën në vitin 1990, kurse i fundit është ai i Nimagës së Skënderbeut ndaj Flamurtarit në 2014-n.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.