Valon Ahmedi:Të jem pjes e Shqipëris është një ëndërr e bërë realitet

0
SHPËRNDAJE

Ahmedi:Kam lindur në Ohër, por jam shqiptar. Të jem pjesë e kombëtares është një ëndërr e bërë realitet për mua. Kam luajtur me Latifin, kam luajtur edhe me Grezdën. Tani jemi bashkë, janë lojtarë të mirë dhe shpresoj të jemi sa më gjatë bashkë.

Maqedonia apo Shqipëria? 
Në fakt, shumë shok e njerëz më kanë thënë që të luaja për Maqedoninë, sepse është nivel më i ulët dhe do kisha më shumë mundësi të luaja në formacion. Megjithatë, u kam thënë se do të isha më krenar nëse do të luaja një ndeshje me kombëtaren kuqezi, sesa dy me Maqedoninë. E kam bërë zgjedhjen time me zemër, dua Shqipërinë.

Panucci?
Ahmedi:Kam pasur një telefonatë ku më ka përgëzuar për kualifikimin me Mariborin. Jam një lojtar teknik, shpresoj të jap kontributin tim.

Lihtenshtejni? 
Ahmedi:Është një ndeshje që duhet marrë shumë seriozisht, nuk na lejohen gabime, ndaj duhet të jemi shumë të përqendruar. Sfida kundër Maqedonisë? Është e veçantë, natyrisht, por unë jam shqiptar dhe mendoj vetëm për kombëtaren tonë, nuk më intereson kë kemi përballë./supersport

S'KA KOMENTE

Comments are closed.