Valon Behrami refuzon Kosovën

0
SHPËRNDAJE

valon-behrami
Valon Behrami i ka siguruar zviceranët, duke thënë se nuk do të largohet nga Përfaqësuesja e Zvicrës, duke e hedhur poshtë që do të luajë ndonjëherë për Kosovën.
“Në rastin tim, jam 1000 për qind i sigurt se nuk do të luaj për Kosovën, sepse jam 30 vjeç. Më pëlqen të luaj për Zvicrën. Sidoqoftë, gjërat do të mbeten kështu. Unë jam rritur këtu (në Zvicër) dhe gjithmonë kam dashur të luaj për ekipin kombëtar”, u shpreh futbollisti kosovar për portalin zviceran, 20min.ch.

“Ne nga viti 2004 marrim pjesë në një eveniment të rëndësishëm si Evropiani apo Botërori (përpos vitit 2012).
Nga kjo, Kosova është ende shumë larg”, përfundoi Behrami, i cili ka folur edhe për futbollistët tjerë kosovarë si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Shani Tarashaj.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.