Valon Berisha: Luajtëm mirë, fati nuk ishte me ne

0
SHPËRNDAJE

valon-berishaPas ndeshjes me Turqinë, mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Florim Canolli, u shpreh se Kosova luajti mirë dhe theksoi se fati nuk ishte me ta.

“Ma merr mendja qe kemi luajtur një lojë shumë të mirë. I pësuam dy gola shumë të shpejtë, por prapë e morëm vetën dhe krijuam disa raste. Sikur ai rasti i shtyllës të bëhej gol, sigurisht se loja do të ishte ndryshe. Pasimi i fundit nuk ka qenë i mirë por në përgjithësi ka qenë një lojë shumë e mirë prej anës tonë. Jam i bindur se as turqit nuk e kanë pritur që do të luajmë kaq mirë. Edhe lojtarët turqë në fund na thanë se keni një ekip me potencial të madh. Ndoshta edhe fati nuk po është me neve por ma merr mendja se me një lojë si sot kemi përkrahjen gjithë shtetit dhe të tifozëve tanë. Edhe tifozët turq në fund na duartrokitën”,-mbylli prononcimin e tij, mesfushori i Kosovës, Valon Berisha. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.