Van Gaal: De Gean nuk e lëmë të ikë pa na plotësuar kërkesat

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Luis Van Gaal e ka konfirmuar se David De Gea është drejt largimit nga Manchester United. Mirëpo nuk ka ndërmend ta lërë të ikë aq lehtë. Potieri spanjoll është lënë jashtë formacionit nga tekniku holandez në ndeshjen hapëse të Premier League kundër Tottenham, teksa shpjegoi se De Gea nuk ishte psikologjikisht gati për të luajtur.
Prej kohësh, ai është në shënjestrën e Real Madridit, megjithatë Van Gaal ka thënë se marrëveshja me spanjollët është ende për t’u gjetur. “Nuk di të them se kur do të vendoset e ardhmja e De Geas, përderisa unë nuk jam pala më e rëndësishme. Në atë rol është portieri dhe klubi që dëshiron ta blejë”, ka deklaruar trajneri.

deg“Ai prej tri vitesh është lojtari ynë më i mirë, sipas mendimit të fansave dhe nuk mund ta lemë të ikë aq lehtë. Edhe neve na duhet të shpenzojmë shumë para’ për futbolllistët që duam të blejmë..”, ka vijuar. Ndër të tjera, njëshi i stolit të “Djajve të kuq” shprehu kënaqësinë për paraqitjen e bëra nga prurjet e reja, Romero, Depay dhe Darmian. Ndonëse kërkon përmirësim të mëtejshëm prej tyre.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.