Van Persie pranë Fenerbahçes

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Premier League/ Van Persie nuk ka qënë thjesht emër i lakuar për t’u larguar nga Manchester United, por holandezi është shitur nga ekipi i tij tek turqit e Fenerbahçes. Këtë gjë e ka zbuluar ish sulmuesi i Feynord, Pierre van Hooijdonk, ish shok në kombëtare me sulmuesin e “Red Devils”:

Van Persie
Van Persie
“Në janar e mora këte informacion nga Turqia për transferimin e Van Persit tek Fenerbahçe.”- ka zbuluar ish sulmuesi holandez që ka qënë pjesë e turqve në vitin 2003, për gjigandin britanik Daily Mirror. “Van Persie ndodhet në një situatë mjaft të vështirë, pavarësisht se ai shprehet se do të ishte i lumtur po të qëndronte, dhe e kuptoj këtë gjë, po Manchester United kërkon të lirohet nga ai. Një ekip i madh në Spanjë, Gjermani por edhe në Angli mund të ishte një ngushëllim dhe një ofertë më e mirë për Robin. Padiskutim që tek Fenerbahçe ka shumë para, dhe në Stamboll jetohet mirë, por kampionati turk nuk është i atij niveli si kampionatet e tjera europiane që po flasim.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.