Vangjeli: E nënvlerësuam Mladën, por reaguam shumë shpejt

0
SHPËRNDAJE

Pas kualifikimit të Skënderbeut, i pari që në doli në intervistën për SuperSport, ishte mbrojtësi Kristi Vangjeli. Në prononcimin e tij, ai u shpreh se korçarët e kishin nënvlerësuar Mlada Boleslav, por fatmirësisht reaguan shumë shpejt.

”Në pjesën e parë, e kemi nënvlerësuar Mlada Boleslav dhe bëmë atë paraqitje por ashtu siç ndodhi edhe në Çeki dhe këtu reaguam dhe arritëm të siguronim kualifikimin.

Falënderoj tifozët për mbështetjen sepse sot të gjithë shqiptarët ishin me ne dhe na i bënë gjërat më të lehta.

Për rivalin në Play-OFF nuk kam ndonjë preferencë, ne do të synojmë avancimin në fazën e grupeve”,-mbylli prononcimin e tij, mbrojtësi i Skënderbeut, Kristi Vangjeli. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.