Vangjeli: Në Europë apo jashtë saj, Skënderbeu zgjedhja ime e parë

0
SHPËRNDAJE

 

Kristi Vangjeli
Kristi Vangjeli

Po përflitet shumë emri i tij larg Skënderbeut, por vetë lojtari Kristi Vangjeli që aktualisht ndodhet në Ceki ka sqaruar për Minuta90.com situatën e tij: “Jam aktualisht me pushime. Unë pres të flas me skuadrën e Skënderbeut dhe nëse bie dakord unë do vazhdoj me Skënderbeun. S’ka lidhje fare do jetë apo jo Skënderbeu në Europë. Nëse bie dakord, edhe pa pjesëmarrje në Europë unë do të qëndroj tek Skënderbeu. Nëse jo, do të shikoj karrierën time diku tjetër. Ofertat e tjera? Nuk dua t’i komentoj për momentin.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.