Vangjeli: Nuk bëj parashikime por do kualifikohemi

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Europa League / Skënderbeu po i jep dorën e fundit pergatitjeve për sfidën e kthimit ndaj Kairatit me synimin për t’u kualifikuar. Barazimi në transfertën Kazake ka shtuar entuziazmin c’ka është parë gjatë këtyre ditëve edhe në seancat stërvitore. Kristi Vangjeli është një nga ata futbollistë që duhet të vrapojë shumë ashtu si në sfidën e parë. 32 vjecari ka bindjen se skuadra është gati për të përsëritur paraqitjen e sfidës së parë falë ndihmës që do të japë publiku vendas.

“Vazhdojmë pergatitjet me entuziazëm dhe i gjithë grupi e di rëndësinë e kësaj ndeshjeje, besoj të enjten do të kemi të njëjtin nivel loje si në sfidën e parë. Tifozët e dinë edhe ata rëndësinë e kësaj sfide dhe në Korcë ambienti është entuziast dhe besojmë që do na përkrahin në këtë ndeshje kaq të rëndësishme.”

I gjithë ky entuziazëm vjen nga lojë e mirë në Almaty, por mbi të gjitha edhe rezultati i marë në atë sfidë. Barazimi 1-1 favorizon korcarët që do të synojnë të ruajnë të paprekur portën e tyre. Vangjeli analizon kundërshtarin që mbetet i një niveli të lartë, duke ftuar shokët e skuadrës të qëndrojnë me këmbë në tokë.

“Kairat është një ekip i mirë me lojtarë cilësorë. Nuk duhet t’i nënvlerësojmë dhe nuk duhet të kemi mendjen tek rezultati i ndeshjes së parë. Ata janë një ekip i mirë dhe e dimë se sa vuajtëm në ndeshjen e parë ndaj tyre. Barazimi nuk duhet të na mbajë peng por duhet të japim më të mirën.”

Mbrojtësi i djathtë heziton të japë një parashikim për sfidën por shpresa e tij është që gara në Europë të vijojë më tej për Skënderbeun.

“Nuk para bëj parashikime por shpresoj që të jemi ne ata që do të kualifikohen.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.